E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Shqipëria, kontribuese kryesore në luftën kundër terrorizmit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë kontributin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. Në raportin vjetor që Departamenti Amerikan i Shtetit për vitin 2007, vlerësohet mes te tjerash se vendi ynë ka rritur ndjeshëm kontributin e saj në trupa në misionet e rëndësishme të NATO-s si në Irak ashtu edhe Afganistan. Në fuksion të luftës së pakompromis ndaj terrorizmit, qeveria shqiptare ka ngrirë të gjitha llogaritë bankare si dhe ka konfiskuar të gjitha pasuritë që lidheshin me aktivitetin ilegal të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ndërsa bashkëpunuan ngushtësisht me SHBa dhe vendet e tjera për luftimin e këtij fenomeni. “Shqipëria ka shënuar një progres të rëndësishëm në identifikimin e zonave problematike në kufinjtë tokësore dhe detarë, ndonëse qeveria dhe forcat e rendit vazhduan të përballen me sfidën kryesore që ka të bëjë me forcimin e mëtejshëm të sigurisë kufitare, luftës së pakompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit” - vijon më tej raporti i DASH-it. Dokumenti përmend më tej faktin që në dhjetorin e vitit të kaluar, u ngritën akuza ndaj Hamzeh Abbu Rayan, administrator i Yassin Kadi, i cilësuar si financues i terrorizmit në bazë të rezolutës 1267 të Këshillit të Sigurimit. Akuza kishte të bënte me fshehje fondesh për financimin e aktiviteteve terroriste. Ky ishte rasti i parë në Shqipëri që ngriheshin akuza për një çështje që lidhej me financim të terrorizmit. Një padi civile e ngritur nga Yassin Kadi për të çbllokuar asetet e tij u hodh poshtë për arësye teknike por ajo u paraqit përsëri në gjykatë në muajin korrik. Megjithëse këtë vit nuk pati bllokime pasurish në bazë të ligjit shqiptar të vitit 2004 për këtë qëllim, ministria e financave deklaroi vitin e kaluarv se vazhdonte të mbante të bllokuara pasuritë e 6 individëve dhe 14 fondacioneve apo kompanive që ishin në listën e këshillit të sigurimit. Megjithatë, ka mungesë infrastrukture për përpunimin e të dhënave dhe mundësi të kufizuara për të ndjekur çështjet si duhet. Në raportin e vet Shtetet e Bashkuara thonë se al-Kaida ka ripërtërisë disa nga aftësitë e saj operacionale të para 11 shtatorit 2001 në zonat e largëta kufitare fisnore të Pakistanit. Në raportin e vet të përvitshëm për terrorizmin global, Departamenti i Shtetit thotë se al-Kaida shfrytëzoi paqëndrueshmërinë në rajonin e lufirit mes Pakistanit dhe Afganistanitm si edhe një armëpushim të ndërmjetësuar nga Islamabadi që ishte në fuqi gjatë gjysmës së parë të vitit 2007. Departamenti i Shtetit thotë se al-Kaida do që të ketë në dorë armë të shkatërrimit në masë për t’i shkaktuar dëm maksimal gjithkujt që përpiqet ta ndalë. Po ashtu Departamenti i Shtetit thotë se al-Kaida dhe rrjetet e lidhura me të vazhduan të ishin kërcënimi kryesor terrorist ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre në vitin 2007. Në Afganistan, Departamenti i Shtetit thotë se talebanët vazhduan të përbënin kërcënim, së bashku me grupe të tjera kryengritëse dhe banda kriminale, disa prej të cilave sipas raportit ishin të lidhura me al-Kaidën dhe sponsorizues të tjerë të terrorizmit jashtë vendit. Në raport thuhet se 22 mijë veta u vranë në sulme terroriste në shkallë botërore në vitin 2007, 60 prej të cilëve në Irak. Po ashtu në raport thuhet se vendet e përcaktuara si sponsorizues të terrorizmit, Kuba, Irani, Koreja e Veriut, Sudani dhe Siria, mbeten në të njëjtat pozita si edhe vitin e kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›