E Diel, 1 Nëntor 2026

Merkel: Vrasjet nga ana e neo-nazistëve, sulm ndaj demokracisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e vlerësoi si sulm ndaj demokracisë në Gjermani serinë e vrasjeve nga ana e një grupi neo-nazist.

Këto akte nuk janë as më pak e as më shumë se një sulm ndaj sistemit tonë demokratik, tha Merkel.

Kancelarja kërkoi nga partitë demokratike veprime të përbashkëta kundër ideologjisë ekstremiste të djathtë.

Ajo siguroi pjesëtarët e familjeve të viktimave se politika dhe organet e sigurisë do të bëjnë krejt çka është e mundur, për të sqaruar serinë e këtyre vrasjeve.

Ndërkohë në Erfurt, të landit të Turingenit, një komision hetimor do të fillojë punën e tij për celulën terroriste ekstremiste të djathtë nga Zwickau.

Komisioni ndër të tjera do të hetojë rolin e organit të mbrojtjes kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›