Tregu i fruta-perimeve, kushte skandaloze të higjenës
Tregu me shumicë që ndodhet në ish-uzinën Dinamo ndodhet në kushte shumë të këqia higjenike. Përveç papastërtisë eskpozimi i prodhimeve në diell apo në shi i bën ato të papranueshme për konsum. Tregtarët shprehen mjaft të shqetësuar për këtë gjendje dhe kërokjnë ndërhyrjen e shtetit. Tregu është 40 përqind në administrim privat dhe 60 përqind nën administrim të bashkisë. Pas kameras së "Ora News" ata shprehen se e kanë të pamundur të shkojnë diku tjetër pasi nuk kanë mundësi ekonomike dhe rritja e qerasë për ambjentin është e pajustifikueshme.
Produktet shpesh prishen nga mungesa e kushteve dhe shpesh tregtarët detyrohen të marrin shumë pak prodhim për shitje. Shqipëria tashmë është një vend kandidat për në BE dhe kushtet e këtij tregu nuk janë aspak të denja për prezantimin me shtetet Evropiane.