Pritet takimi ndërmjet KFOR dhe palës serbe

Gjatë ditës së sotme pritet zhvillimi i negociatave midis komandantit të KFOR-ti, Drevs dhe krerëve të komunave serbe në veriun e Kosovës.
Por, nga ana e KFOR-it akoma nuk kanë konfirmuar se ku do të të mbahet një takim i tillë, ku komandanti Drevs është pjesëmarrës thjesht pjesmarrës sepse organizator i takimit është UNMIK.Trupat e KFOR-it mbrëmë pas tentimit për të hequr barrikadat nuk kanë depërtuar dot janë tërhequr në të gjitha zonat e veriut të Kosovës.
Kjo është vlerësuar nga mediat serbe si një demonstrim strategjie nga ana e trupave ndërkombëtare.
Në teren situata ka vazhduar e njejtë, ku pranë barrikadave që lidhin dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak kanë vijuar të qëndrojnë serbët.
Trupat e KFOR-it edhe pse ishin afruar pranë barrikadave në fshatin Zupç, Rudarë dhe Jagenicë, ata për një moment nuk kanë ndërmarrë aksion, por janë tërhequr.
Gjatë ditës së sotme priten lëvizje të reja në terren dhe se zhvillimi i negociatave midis komandantit të KFOR-ti, Drevs dhe krerëve të komunave serbe në veriun e Kosovës.
Por, nga ana e KFOR-it akoma nuk kanë konfirmuar se do të mbahet një takim i tillë, ku komandanti Drevs vetëm është pjesëmarrës, ndërsa organizator i takimit është UNMIK.