E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Tragjedi familjare, vret ish bashkeshorte, të birin, nipin e më pas vetëvritet

Një tragjedi familjare është regjistruar së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një burrë ka vrarë ish gruan e tij, të birin 26 vjeçar, nipin dy vjeçar dhe plagosi rëndë nusen e djalit e cila ishte shtatzënë. Pasi ka kryer këtë masakër, ka vrarë edhe veten. Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një shtëpi në një zonë rurale, rreth 48 kilometra nga Baton Rouge, në Louisiana. Menjëherë pas masakrës, vrasësi është larguar me makinën e tij nga vendi i ngjarjes dhe është vetëvrarë kur policia u përpoq ta bllokonte. Nusja e djalit, e identifkuar me emrin Amber, pasi është dërguar në spital ka sjellë në jetë beben e saj premature. Gruaja shtatzënë kishte mundur të hidhej nga dritarja e katit të parë së bashku me djalin dy vjeçar, por vogëlushi nuk mbijetoi pas hedhjes. Sipas personit përgjegjës të operacioneve, nga zyra e sherifit të Livingston Parish, Perry Rushing, gjithçka kishte nisur nga një grindje ndërmjet Dennis Carter, 50 vjeç dhe ish bashkëshortes së tij, Donna, 49 vjeçare, e cila kishte kërkuar që ish bashkëshorti të mbante një distancë më të madhe prej saj. Sipas Paul Williamson, babai i Amber, Carter, një mekanik që punonte me kohë të pjesshme, e kishte rrahur gruan disa herë së fundmi dhe e kishte sulmuar me mjete te forta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›