Shfaqet premiera e filmit të Havelit

Living ose "Largimi" është filmi i parë i ikonës së lirisë së Çekisë dhe ish- presidentit Vaclav Havel, premiera e të cilit u dha mbrëmjen e së hënës në Pragë. Filmi bazohet në skenarin e shkruar nga vetë Havelit, dhe bën fjalë për një kancelar, i cili teksa po përgatitet të lërë pushtetin, sheh se si po shembet bota rreth tij nga tradhëtitë dhe konfrontimet e pamëshirshme me pasardhësin e paskrupullt. Havel ishte presidenti i dhjetë dhe i fundit i Çekosllovakisë dhe presidenti i parë i Republikës Çeke, informon agjensia e lajmeve Reuters. Duket se të shkruarit është në gjak për këtë figurë publike çeke, i cili është gjithashtu një eseist, një poet, dissident dhe politikan, dhe xhaxhai i të cilit ishte njeriu që themeloi studion e famshme të Barrandovit në afërsi të Pragës.
Bazuar pikërisht në vepritmtarinë e tij, botuar se pari në 2007 rreth 18 vjet pas përpjekjeve të tij të para për të shkruar, dhe pas një karriere politike të mëpasshme mjaft aktive, tentativa e tij për të qenë pjesë e një filmi, vjen pikërisht ndërsa ai i afrohet vitit të tij të 76.
Vllasta Chramostova, që debuton në këtë prodhim kinematografik, tha se filmi trajton jetën e havel. Chramostova, ishte një dissident i kohës së komunizmit së bashku më havel.
Detajet e filmit të Havelit , flasin për historinë e kancelari të qeverisë , interpretuar nga Abraham, i cili përballet me një krizë, pasi largohet nga pushteti politik. Abrahm tha se teksti i Havelit nuk ishte aspak i lehtë, por është tregues për mënyrën se si mendon shkrimtari çek.
Havel, dikur një i burgosur politik, tha për mediat se ishte ëndrra e tij të ishte nje producent filmi. Ai tha se versioni i filmit të tij flet për fundin e njeriut, fundin e një epoke, fundin e një komuniteti, fundin e një dashurie.