E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA/ Vret tetë persona dhe arratiset

Tetë persona, të gjithë në moshë të rritur, janë vrarë pasi janë qëlluar me armë zjarri nga një person i armatosur në shtetin amerikan të Virxhinias. Policia informon se shtatë trupa janë gjetur në një shtëpi, ndërsa viktima e tetë, është gjetur në anë të rrugës dhe ka humbur jetën rrugës për në spital. Po sipas policisë mbi 100 agjentë në Virxhinia janë vënë në ndjekje të një personi të armatosur që dyshohet se është autori i vrasjeve të tetë personave dhe autor i plagosjes se disa të tjerëve në qytezen Appomattox. Forcat e rendit deklarojnë se kanë rrethuar një zonë ku mendojnë se ndodhet i dyshuari. Dhjetra agjentë federalë e lokalë, pas një telefonate të marrë nga disa persona denoncuan rastin e një personi të plagosur në një autostradë pranë Appomatox.
Në momentin kur u afruan forcat e rendit personi hapi zjarr edhe ndaj tyre. Prej të shtënave një helikopter federal u detyrua të braktiste operacionin mbështetes nga ajri. Dyshohet se agresori fshihet në një zonë pyjore mjaft pranë qendrave të banuara dhe për këtë arsye policia këshilloi banorët të mos dalin nga shtëpitë e tyre deri në një lajmerim të dyte. Në këtë operacion policët po ndihmohen edhe nga qentë ndërsa është vënë në dispozicion edhe një helikopter i Gardës Kombëtare me pajisje të imazheve termike në kërkimet në pyje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›