E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Zi kombëtare dita e funeralit të Panos

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë ka shpallur ditë zie kombëtare ditën e zhvillimit të ceremonialit funebër në nderim të ikonës shqiptare të futbollit, Panajot Pano. Kreu i qeverisë ka deklaruar se në këtë ditë
në gjithë institucionet flamuri do të ulet në gjysmë shtizë dhe në 12:00 do të mbahet një minutë heshtje. Po ashtu, në këtë ditë
Radiotelevizioni publik shtetëror gjatë ceremonialit do të transmetojë muzikë funebër, ndërsa
MTKRS duhet të organizojë ceremonialin dhe përmballojë gjithë shpenzimet e ceremonialit.
Kreu i qeverisë në fjalën e tij ka vlerësuar lart legjendën e futbollit, Panajot Pano i cili humbi jetën ditën e djeshme në SHBA. "Panajot Pano ishte një legjendë. Ai mbushi me krenari zemrat e mbarë shqiptarëve", pohoi ai.
Berisha tha se sot në zi nuk janë vetëm sportdashësit, por gjithë shqiptarët.
Ministrat dhe kryeministri Berisha kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të legjendës së futbollit Panajot Panos në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›