E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Xhon Bejner kreu i ri i Kongresit

Republikani Xhon Bejnër është zgjedhur në krye të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikane. Partia Republikane fitoi shumicën e vendeve në dhomën e ulët të Kongresit pas zgjedhjeve të nëntorit, duke ia marrë kontrollin demokratëve të presidentit Obama.

Bejnër, i zgjedhur nga shteti i Ohajos, në fjalën e tij tha se tashmë republikanët duhet të përmbushin premtimet zgjedhore, si shkurtimi i taksave, zvogëlimi i administratës dhe të ndihmojnë në krijimin e kushteve për të rritur numrin e vendeve të punës. Si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve Bejnër është i dyti në rradhë, pas zëvendëspresidentit Bajden, për të zëvendësuar presidentin në rast vdekje apo ndonjë problemi që i ben të pamundur atij kryerjen e detyrës.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›