E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjeter raport negative per Kosoven akuza per vrasjen e deshmitareve

Sezoni i ri dimëror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës krahas raportit të Dick Martyt do të diskutojë edhe për një raport tjetër i cili është shumë negativ për shtetin e ri të Kosovës.

Në raportin e pëgatitur nga anëtari i AP të Këshillit të Evropës i cili vjen nga Monako, Jean-Charles Gardetto, thuhet se në Kosovë vriten dëshmitarët që guxojnë të japin dëshmitë e tyre për rastet e krimeve të luftës, dhe se duhet urgjentisht të strehohen jashtë Kosovës.

“Nuk ka ligj për Mbrojtjen e Dëshimtarëve në Kosovë. Ka një tentim për ta bërë një të tillë. Në rastet më serioze, dëshmitarët dëshmojnë në mënyrë anonime. Por, raportuesit iu bë e qartë se këto masa janë të padobishme përderisa dëshmitarët fizikisht vazhdojnë të mbesin në Kosovë, ku secili e njeh secilin. Shumica e dëshimtarëve identifikohen nga mbrojtja kur japin dëshmitë e tyre, përkundër masave anonime”, thuhet në këtë raport, raporton faqja kosovare e lajmeve “Indeks-online”.

“Dëshimtarët shihen si tradhtarë nga komuniteti kur japin dëshmitë e tyre, që i dekurajon ata të dalin përpara me dëshmitë e tyre. Për më tepër, shumë njerëz nuk besojnë se kanë obligim moral dhe legal për të dëshmuar në çështje kriminale.

“Për më tepër, kur një dëshmitar vendosë të flasë, ka gjasa reale për hakmarrje. Ata mund të humbasin vendin e tyre të punës, ose në rastin më të keq, edhe të vriten. Këtë më së miri e dëshmon gjykimi i Ramush Haradinajt, ish-lideri i UÇK-së”, thuhet ndër të tjera në raport.

Bul Saliu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›