E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi tenton te marr peng avionin arrestohet

Policia turke i vuri prangat një personi që tentoi të devijonte një avion pasagjerësh drejt Norvegjisë. Policia bëri të ditur se pasagjerët e avionit e kishin bllokuar pengmarrësin ndërsa avioni kreu ulje të detyruar në Stamboll. Motivet pas veprimit të pengmarrësit janë ende të paqarta sqarojnë të njëjtat burime.

Avioni i Turkish Airlines ishte nisur nga Oslo ndërsa papritur në mes të fluturimit personi kishte kërkuar kthimin pas të tij nën kërcënimin e një bombe. Pengmarrësi u identifikua si Cuma Yasar. Nuk pati të plagosur gjatë incidentit në ajër bënë të ditur burime të policisë në Stamboll.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›