Morin kandidat për president të Francës

Ish-ministri francez i Mbrojtjes, Herve Morin do të kandidohet për president, si kandidat i qendrës së djathtë, duke e sfiduar në këtë mënyrë presidentin aktual të Francës, Nicolas Sarkozy, ka njoftuar dje zëdhënësi i tij.
“Ai është i mendimit se projekti i qendrës duhet të mbrohet në zgjedhjet presidenciale, prandaj ai do të jetë kandidat”, deklaroi Jean Cvada, zëdhënës i Partisë së Re të Qendrës, të kryesuar nga Morin.
Kumtesa e tij shton trysninë ndaj kandidatëve tjerë të mundshëm, që të bëjnë sa më parë publike kandidaturat e tyre, për zgjedhjet që zhvillohen vitin e ardhshëm.
Morin, 49 vjet, ka qenë ministër i Mbrojtjes në kabinetin e Sarkozysë, deri në momentin e ristrukturimit të kabinetit, në nëntor të vitit të kaluar.
Sarkozy pritet që të kandidojë për t’u rizgjedhur, e pritet që edhe rivalja e tij socialiste, Segolene Royal, ka theksuar se do të kandidojë për të nominuarin e partisë së saj për zgjedhjet presidenciale.