E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Adili del me dosje

Nga Express më 05 janar 2011 në ora 17:45

Kryetari i FDBK’së, Gafurr Adili, publikoi në Tiranë një dokument, i cili ka të bëjë me kryetarin e BDI, Ali Ahmeti. Pas Thaçit e Belës, edhe Adili e akuzon Ahmetin si ish-bashkëpunëtor të UDB’së.

Në një konferencë për gazetarë që e organizoi të martën, Adili sqaroi se dokumenti që po e publikonte ishte pjesë e një dosjeje origjinale të kryetarit të BDI’së, Ali Ahmeti.

Ndërkaq, gjatë një bisede telefonike për televizionin ALB, të Shkupit, Adili ka nënvizuar se ka zgjedhur qëllimisht 4 janarin për publikimin e dokumentit, meqë kjo datë përputhet me ditëlindjen e kryetarit të BDI’së.

“E publikuam dokumentin origjinal për z. Ali Ahmeti, ngase, sikurse ju thash masmediave të Tiranës, sot Ali Ahmeti e ka ditëlindjen. Këtë gjë e kuptuam nga dokumenti origjinal për të, në të cilin figuronte edhe pseudonimi Ibar. Dokumenti iu dorëzua shokëve të mi, që t’i dorëzohet pastaj Komisionit për Lustrim në Shkup. Në atë dokument janë të gjitha të dhënat, emri, mbiemri, pseudonimi... e, edhe ajo se ai ka shërbyer si vullnetar.

Të gjitha të dhënat janë në serbokroatisht, dhe dokumenti në fund është i vulosur me vulë origjinale. Madje, është edhe nënshkrimi i personit zyrtar të UDB’së jugosllave. Emri nuk duket mirë nga vula sipër tij, por duket mbiemri - Nikolic.

Nga z. Ali Ahmeti kërkova që të tërhiqet nga skena politike, sepse e ka degraduar çështjen shqiptare më shumë se askush tjetër”, theksoi kryetari i FDBK’së, duke pretenduar se dosja është origjinale.
Megjithatë, Adili theksoi se nuk shpreson se Komisioni për Lustrim në Shkup do ta dëshmojë të vërtetën. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›