"Ligjet" kalojne kufizimin e imunitetit dhe rregulloren, opozita bojkot votimit
Deputetet socialiste, bojkotuan dje Komisionin Parlamentar te Ligjeve ne momentin e votimit nen per nen dhe teresi te ndryshimeve ne rregulloren e Kuvendit si dhe kufizimin e imunitetit. Ashtu si edhe nje dite me pare, socialistet e cilesuan antikushtetues dhe dhune ndaj Kuvendit, ndryshimet ne rregullore, duke aplikuar ndeshkime te ashpra ndaj deputeteve qe pengojne seancat plenare. Madje opozitaret, e kundershtuan dhe cilesuan dhune ndaj te drejtes se fjales se opozites, propozimin me te ri te demokratit Eduard Halimi, per perjashtimin 21 dite te deputeteve qe zaptojne foltoren e Kuvendit per me shume se 2 minuta. "Kjo eshte nje mase qe merret ne respekt te ligjit dhe Kushtetutes, mbi te cilen eshte betuar secili deputet", u shpreh Halimi, por pa rezultat pasi opozitaret e braktisen mbledhjen ne shenje kundershtimi. Deputeti socialist Pandeli Majko tha se kjo mase fut ne krize institucionin e Kuvendit. Ndersa sipas Majkos kriza e thelle politike qe kalon vendi nuk zgjidhet me ndryshim te rregullores dhe kjo sipas tij eshte nje perpjekje per t'i mbyllur gojen opozites. Ndersa mazhoranca thote se kjo mase ne funksion te mbarevajtjes se seances plenare i shtohet asaj te spostimit te 60-minuteshit te diskutimeve te lira ne piken e fundit te rendit te dites, gjithashtu e kundershtuar ashper nga opozita, e cila, ne te vertete, qe nga viti 2009, ka ndjekur strategjine e bojkotit, bllokimit te seances dhe mos votimit te ligjeve. Pavaresisht kundershtimeve te bera dhe largimit te socialisteve, mazhoranca miratoi dje e vetme, te gjitha ndryshimet ne rregulloren e Kuvendit, perfshire edhe kufizimin e imunitetit. Te gjitha ndryshimet e votuara ne Komisionin e Ligjeve, do te shqyrtohen, debatohen dhe votohen ne seancen plenare te dites se neserme. Per sa i perket imunitetit, mazhoranca ka propozuar qe te behet lenia me deshire e tij nga cdo deputete. Per te pasur mundesine qe te rimerret ne se shihet e nevojshme.