E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Zgjedhjet në Abkhazi, jolegjitime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë cilësuar si jolegjitime zgjedhjet në rajonin separatist të Gjeorgjisë.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Viktoria Nuland, tha se SHBA-ja nuk e njeh rezultatin apo legjitimitetin e të ashtuquajturave zgjedhje në Abkhazi.

Në zgjedhjet e së shtunës, të cilat kryesisht janë parë si jolegjitime, Abkhazia ka zgjedhur Aleksander Ankvaban në postin e presidentit.

Abkhazia është ndarë nga Gjeorgjia pas luftës civile, në vitet 1990. Por, pavarësia e saj është njohur vetëm nga Rusia dhe një pjesë e vogël e shteteve, pas konfliktit të armatosur Rusi-Gjeorgji, në gusht të 2008-ës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›