E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaddafi strehohet në qytetin Bani Walid

Është identifikuar më në fund vendosja e Muammar Gheddafit. Sipas raportimeve të mediave, ai ka shkuar në jug të vendit në Bani Walid.

Kjo krahinë është nën kontrollin e tribusë Warfalla dhe ndodhet 100 km nga Tripoli ndërsa mësohet se bashkë me të është dhe djali Saif al-Islam e Saadi.

Ndërsa pjesa tjetër e familjes së diktatorit libian në ilegalitet Muammar al-Gaddafi është larguar në drejtim të Algjerisë fqinje. Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme në Algjeri fjala është për gruan e despotit, për vajzën e tij dhe për dy djem.

Këshilli Libian i Tranzicionit kërkoi prej Algjerisë dorëzimin e të afërmve të Gaddafit. T`u japësh atyre strehim, është një akt agresioni kundër popullit libian, tha ministri i Informacionit i Këshillit të Tranzicionit, Mohammed Shammam.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›