E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Zgjidhja e emrit varet nga Greqia dhe Maqedonia

 

ATHINE- Çështja e shumëpërfolur e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë "do të ketë më shumë varësi nga Greqia dhe Maqedonia sesa nga SHBA-të". Kjo deklaratë vjen nga ambasadori amerikan në Athinë Daniel Spekhard.
Spekhard, gjatë intervistës së tij dhënë për mediat greke, asnjëherë nuk e shqiptoi emrin Maqedoni, duke përdorur formulimin "fqiu i Greqisë".
"Rezultati për emrin do të vi kur Greqia dhe fqiu i saj të gjejnë zgjidhje me të cilën të dyja palët do të mund të jetojnë. Kjo është shumë me rëndësi", deklaroi ambasadori Spekhard.
"SHBA-ja tentoi ta ndihmojë procesin, por, tek e fundit, ky është me të vërtetë vendim i vendit tuaj dhe fqiut tuaj", theksoi Spekhard. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›