Marrëveshja e Ohrit “në vend numëro”
Marrëveshja e Ohrit është një marrëveshje që rregullon marrëdhëniet mes maqedonasve si shumicë dhe shqiptarëve si pakicë dhe i vendos themelet, mbi të cilën do të ndërtohet një Maqedoni e re
SHKUP - Edhe pse kanë kaluar 7 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, ende një pjesë e mirë e saj vazhdon të mbetet e paplotësuar.
Lideri i Partisë Demokracia e Re (DR), Imer Selmani sot është takuar me Ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Vladimir Prela, ku i ka bërë të ditur ngecjen e procesit të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, zvarritjen e reformave si dhe përqasjen e Demokracisë së Re për ecurinë e procesit politik në Maqedoni.
Siç njoftoi DR në një komunikatë për media, në këtë takim të dy bashkëbiseduesit biseduan për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon duke këmbyer sugjerime konstruktive për zgjidhjet e çështjeve të hapura.
Selmani ka informuar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Vladimir Prela për përcaktimet e Demokracisë së Re në planin e implementimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, barazinë ndëretnike, mirëqenien ekonomike, shëndetësore, arsimore dhe në fusha të tjera”, thuhet në komunikatën e DR-së.
Selmani deklaroi se DR do të jetë një forcë e cila do të jetë e hapur dhe do të shfrytëzojë të gjitha resurset intelektuale, akademike dhe shoqërore.
Kryetari i DR-së në këtë takim vuri theksin e veçantë për zhvillimin e raporteve dhe bashkëpunimit më të ngushtë me shtetin shqiptar.
Nga ana tjetër, ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Vladimir Prela vlerësoi formimin e Demokracisë së Re, rolin dhe nismat e saj në ambientin politik në Maqedoni. Ambasadori shqiptar njoftoi kryetarin e DR-së për zhvillimet politike në Republikën e Shqipërisë dhe procesin e anëtarësimit të saj në NATO.
Marrëveshja e Ohrit
Kanë kaluar shtatë vjet nga marrëveshja që solli fundin e konfliktit të armatosur në Maqedoni në vitin 2001, mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe forcave maqedonase të sigurisë.
Por në Maqedoni edhe pas shtatë vjetësh, marrëveshja nuk është përmbushur plotësisht dhe nuk shihet një lloj nga të gjithë.
Detyrimet e marrëveshjes
Marrëveshja parashikon një sërë hapash, ndër të cilat edhe ndryshime kushtetuese, ku shqiptarëve të Maqedonisë u mundësohen më shumë të drejta.
Marrëveshja e Ohrit është fillimi i një të ardhme të re të Maqedonisë. Është një marrëveshje që rregullon marrëdhëniet mes maqedonasve si shumicë dhe shqiptarëve si pakicë dhe i vendos themelet, mbi të cilën do të ndërtohet një Maqedoni e re.
Zhidas Daskalovski i Qendërs për Krijimin e Politikave është shprehur se Maqedonia, që është e mirë dhe e drejtë ndaj të gjithë qytetarëve të saj dhe nuk do të ketë probleme ekzistenciale sa i përket çështjeve ndër etnike.
Albert Musliu drejtues i Asosacionit Demokratik Shqiptar është shprehur se Marrëveshja e Ohrit nuk është realizuar plotësisht, sepse nga Maqedonasit përjetohet si disfatë.
Ndërkohë autoritetet nuk ndërmarrin veprime për të sqaruar qytetarët se ajo është në favor të të gjithëve.
"Nuk ka qëndrim të njëjtë ndaj Marrëveshjes së Ohrit. Njëra palë e sheh si marrëveshje të imponuar nga faktori ndërkombëtar, e cila nuk është në të mirë në Maqedonisë, kurse pala shqiptare e sheh Marrëveshjen e Ohrit si një synim politik dhe si një dokument që mund të çojë në baraspeshimin e skenës politike në Maqedoni dhe barazinë e qytetarëve pavarësisht të përkatësisë së tyre etnike".
Këndvështrimet e ndryshme për Marrëveshjen e Ohrit dhe për vetë zhvillimet e vitit 2001 vazhdojnë të shfaqen në Maqedoni, marrëveshje e cila mbështet fuqishëm nga përfaqësues ndërkombëtarë, me anë të të cilëve ajo u arrit.
(O.Zh BalkanWeb)