E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, arratisen dy lojtare te kombetares kubaneze

Dy lojtare te perfaqesueses kubaneze te futbollit jane arratisur nga qendra e tyre stervitore ne prag te ndeshjes kunder SHBA-se, e vlefshme per eleminatoret e boterorit 2010.

Perseritet i njejti skenar me lojtaret kubaneze qe udhetojne ne SHBA per t’u perballur me skuadren kombetare vendase. Dy lojtare te perfaqesueses kubaneze te futbollit jane arratisur nga qendra e tyre stervitore ne prag te ndeshjes kunder SHBA-se, e vlefshme per eleminatoret e boterorit 2010.

Mesfushori Pedro Faife dhe sulmuesi Reynier Alcantara pritet te kerkojne azil politik ne SHBA. “Ky eshte perhere nje problem per skuadren kubaneze. Kemi siguri te madhe por lojtaret nuk mund t’i prangosim ne dhoma”, deklaroi trajneri i skuadres, Reinhold Fanz.

Kjo nuk eshte hera e pare qe nga kombetarja kubaneze arratisen lojtare, pasi pak vite me pare dy lojtare te tjere kubaneze u larguan nga kombetarja duke u arratisur ne SHBA ku kerkuan azil politik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›