E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguero, Atletico Madrid e blen plotesisht

Skuadra spanjolle ka blere gjithe kartonin e sulmuesit te talentuar pasi ka derdhur 5 milione euro ne arken e argjentinasve te Indipendiente.

Sergio Aguero tashme eshte teresisht prone e Atletico Madrid. Skuadra spanjolle ka blere gjithe kartonin e sulmuesit te talentuar pasi ka derdhur 5 milione euro ne arken e argjentinasve te Indipendiente.

Gjate transferimit ne Madrid, skuadra ku u rrit “El Kun” mbajti 10 % te aksioneve te tij, dhe me shitjen e kesaj pjese te kartonit, Indipendiente nuk ka me asnje te drejte mbi lojtarin. Sergio Aguero eshte nje nga emrat me te lakuar ne klubet me te medha te Europes.

Manchester City eshte nje nga klubet qe po kembengul me shume per ta pasur ne skuader sezonin e ardhshem, por pas nuk ngelen as Inter e Chelsea. Nga ana tjeter, Atletico nuk mendon te heqe dore lehte nga sulmuesi kryesor i skuadres.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›