SHBA, banka Citigroup shkurton 50 000 punonjës
Uashington (start)-Banka amerikane Citigroup, ka njoftuar se do të shkurtojë 50 000 vende pune gjatë muajve të ardhshëm. Shkak është bërë kriza e fundit financiare që ka goditur ekonominë amerikane, dhe veçanërisht sektorin bankar. Ky është shkurtimi i dytë më i madh i njoftuar nga një ndërmarrje amerikane që prej atij të vitit 1993 në grupin informatikë IBM, ku 60 000 persona humbën vendin e punës.
Megjithatë, tregu mbetej skeptik lidhur me kapacitetin e grupit për të mos falimentuar. Aksionet e Citigroup kanë rënë 24 për qind javën e kaluar dhe më tepër se 70 për qind gjatë këtij viti.
Megjithatë, tregu mbetej skeptik lidhur me kapacitetin e grupit për të mos falimentuar. Aksionet e Citigroup kanë rënë 24 për qind javën e kaluar dhe më tepër se 70 për qind gjatë këtij viti.