SHBA, demokratët paraqesin një plan për krizën
Uashington (start)- Shumica demokrate në Senatin amerikan propozoi dje në mbrëmje një plan nxitjeje prej 100 miliardë dollarësh për të ndihmuar ekonominë e vendit të dalë nga kriza, pavarësisht nga kundërshtimi i republikanëve dhe i Shtëpisë së Bardhë. Lideri i mazhorancës demokrate, Harry Reid dhe kryetari i komisionit senatorial i ngarkuar me kreditet buxhetore, Robert Byrd, e paraqitën në një komunikatë të publikuar dje në mbrëmje këtë plan prej 100,3 miliardë dollarë që, sipas tyre, "do të krijonte mijëra vende pune, do të mbështeste industrinë e automobilave, në vështirësi tashmë dhe do të ndihmonte familjet me ekonomi të dobët".
"Kongresi mund të veprojë tani duke miratuar një plan nxitjeje që do të krijonte më tepër se 635 000 vende pune", deklaroi Reid, i cituar në komunikatë.
"Kongresi mund të veprojë tani duke miratuar një plan nxitjeje që do të krijonte më tepër se 635 000 vende pune", deklaroi Reid, i cituar në komunikatë.