Izraeli mbyll sërish kufirin në Gaza
Gaza (start)- Izraeli ka mbyllur sërish pikat e kalimit kufitar në Rripin e Gazës, duke vështirësuar mjaft shkëmbimet tregtare dhe jetesën e palestinezëve. Zëdhënësi i Koordinatorit të aktiviteteve izraelite në territoret palestineze tha për AFP-në, se ky vendim është marrë nga ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak për shkak të vazhdimit të të shtënave të palestinezëve me raketa kundër jugut të Izraelit. Sipas një burimi ushtarak, katër raketa të hedhura që nga Rripi i Gazës ranë dje në shkretëtirën e Negevit pa shkaktuar viktima.