Kush do të jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë
23/02/2011 Deklaratat e arkitektit Maks Velo ka lënë të tronditur qytetin e Korçës, banorët nën pikëpyetje
KORÇE- Deklaratat e arkitektit korçar Maks Velo drejtuar Bashkisë së Korçës dhe kryetarit të saj, Niko Peleshi kanë lënë të tronditur banorët e qytetit të Korçës. Tashmë çdo thënie e arkitektit është kthyer në bisedë dhe diskutim mes banorëve. Nëse deri më tani shumë gjëra thuheshin me zë dhe nën zë, fill pas deklaratave të Maks Velos, gjithçka ka nisur të bëhet pjesë e jetës së qytetarëve. Gjithkush e dinte se çfarë po ndodhte me Korçën, por edhe dyshonin nëse ato ishin tërësisht të vërteta ose jo, por kur ato thuhen nga një personalitet i njohur i arkitekturës siç është Velo, atëherë të gjitha dyshimet zhduken. Por nuk ishte kjo e vetmja arsye që ato deklarata hynë në shpirtrat e banorëve dhe zunë vend atje. Pati dhe arsye të tjera: deklaratat nga ana e Maks Velos u bënë me zemër të hapur, me sinqeritet, me dhimbjen e një njeriu që ndjen për vendlindjen, gjë që u vu re lehtësisht nga të gjithë banorët e Korçës. Mbi të gjitha Maks Velo pati kurajën ti thotë gjërat ashtu siç janë, pa i zbukuruar. Një nga deklaratat e tij që tashmë ka hyrë në qendër të bisedimeve të njerëzve është ajo ku Maks Velo tha: “Problemi, është shumë i komplikuar dhe në qoftë se do ta reduktosh fare-fare, thjesht është që këtu (në Korçë) vepron mafia. Ka një mafia të fuqishme, e cila e ka vënë përfund qytetin dhe po i merr frymën. Nuk është diskutim qendre, nuk është diskutim objektesh, është diskutim Korça: a do të shpëtojë nga mafia apo jo. Këtu është problemi, se diskutime profesionale bëhen në të gjithë botën dhe vendosin ato gjëra që do të bëhen. Këtu është mafia ajo që e thotë fjalën, nuk janë specialistët, nuk janë argumentet shkencore dhe teknike…”. E pra, ishte kjo deklaratë që la të tronditur qytetin e shumë vlerave historike dhe kulturore.
Kush do të jetë kryebashkiak
Pas deklaratave të arkitektit Maks Velo gati të gjithë njerëzit ka filluar ti mundojë pyetja: kush do të jetë kryebashkiaku ynë i ardhshëm? Nga ana e Partisë Socialiste është konfirmuar kandidatura e Niko Peleshit, kurse nga ana e Partia Demokratike ende nuk ka një emër. “Cili do të jetë vallë njeriu që do të drejtojë qytetin e Korçës dhe për katër vite të tjera me radhë”? Tashmë kjo është çështja që mundon qytetin. Por edhe partitë politike para se të vendosin për kandidaturat u duhet të mendohen mirë, sepse edhe ato kanë përgjegjësinë e tyre. Për Maks Velon, kryetari aktual i bashkisë Niko Peleshi, duhet të largohet, por dhe vetë Maksi Velo ndihet sërish i shqetësuar kur pyet: “Kush do të jetë ai që do të vijë në krye të bashkisë”? Sigurisht që shqetësimi nuk është i pavend sepse edhe kryebashkiakët që kanë qenë para Peleshit, nuk kanë bërë asgjë më shumë për qytetin e Korçës. Duke shpjeguar këtë situatë, Maks Velo tha: “Problemi është që në Korçë nuk po i kushtohet vëmendje qytetit, përveç restaurimit të godinës rumune, asnjë njeri nuk i restauron vlerat e Korçës dhe as kush nuk bëhet merak…”. Në këtë konkluzion Velo arriti pas një analize të detajuar që mundi të bënte në deklaratat e tij, që sipas Velos: “Një qytet ka vlerë, kur ka vlerë çdo pjesë e tij…”. Dhe është kjo arsyeja që tashmë Korça ka nisur të mendohet mirë për emrin e kandidatit që do të përzgjedhë si kryebashkiak të sajin.
Besueshmëria e deklaratave
Besueshmëria e deklaratave të arkitektit Maks Velo ishte e plotë, jo vetëm për faktin që ai do të theksonte se këto deklarime i bënte “me gjithë shpirt”, por sepse ai mundi që përmes fjalës së tij ti bënte një skanim të plotë qytetit të tij, ashtu si mjeku që kalon në skaner një të sëmurë. Sipas Maks Velos, “qyteti i Korçës është një nga qytetet bizantine më të formuara në Ballkan”. Në këtë këndvështrim ai renditi, karakteristikat e këtij qyteti, rrugët e drejta të tij, gjeometrinë e rregullt në të cilën shtrihet, rregullin e përsosur që e karakterizon dhe gjithë detajet e tjera. “Në këtë qytet, tha Velo, kam fotografuar dhe identifikuar 25 ndërtime, objekte të ndërtuara nga italianët, si Banka, dyqani i Rakos, godina e Çekanit që u prish, godina e Bopit, spitali, ish-liceu e deri te kazermat, palacinat dhe një sërë vilash të tjera. Dhe megjithatë, edhe pse ekzistojnë vlera të shumta monumentale, Korça restauron vetëm shtëpinë rumune dhe harron gjithë të tjerat. Megjithatë, tashmë banorët e Korçës kanë një fotografi tepër të qartë se çfarë duhej bërë dhe çfarë nuk është bërë deri më sot nga kryebashkiakët që kanë drejtuar këtë qytet. Për Maks Velon, “ky është një problem i madh, sepse bashkia nuk ka në evidencë, nuk i ka të evidentuar vlerat, dhe nuk bën asnjë restaurim, asnjë punim, sepse nuk di çfarë duhet mbrojtur…”.
Shkatërrimet
Dhe jo vetëm kaq, pas deklaratave të Maks Velos tashmë çdo qytetar e ka të qartë se çfarë po ndodh me pasuritë e këtij qyteti dhe kush janë përgjegjësit. Velo tha se ish- uzina e instrumenteve po shkatërrohej, e njëjta gjë po ndodh edhe me trikotazhin. Për arkitektin Velo ish-uzina e instrumenteve mund të shndërrohej në një qendër tregtare dhe kështu Korça do të kishte një bllok pazaresh, të cilat do të lidheshin me pazarin e Korçës. Megjithatë, për arkitektin Velo, ajo që është më e rëndësishme, më kryesore dhe tepër shqetësues kishte të bënte me faktin se nga ana e bashkisë Korçë nuk ka asnjë transparencë: projektet nuk afishohen, nuk bëhen publike etj. “Këtu çdo gjë është e fshehtë, çdo gjë është e mbyllur, çdo gjë është marrëveshje midis tyre dhe kjo është shumë e trishtueshme”, tha Velo. Sipas arkitektit, rrugët e drejta të Korçës lidheshin me një sërë sheshesh ku organizoheshin panaire, takime, festa etj dhe këto qendra lidheshin me pjesën tjetër të qytetit, me pazarin e Korçës, gjë që bënte të mundur bashkimin e gjithë aktivitetit dhe vlerave të qytet. Ndërkaq, fjala e Velos u përqendrua te pazari i Korçës, i cili ka mbetur tërësisht i braktisur nga drejtuesit e bashkisë. Pazari i Korçës ishte një nga dhimbjet e arkitektit korçar Maks velo. Ishte kjo analiza që arkitekti solli për qytetarët e Korçës dhe që i bërë banorët e këtij qyteti të mendohen mirë për kryetarin e bashkisë që do të kenë në të ardhme, pasi në të kundërt qyteti i Korçës do të shkojë drejt humbjes së vlerave të tij të rralla. Sepse siç u shpreh Velo: “Ky qytet duhet ruajtur, sepse nuk përsëritet më, duhet ruajtur ashtu siç bota ruan xhevahiret nëpër kasaforta”.