E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zv/ministri i Financave, reagon pas Kodhelit

Pas akuzave të hedhura nga deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli, që Shqipëria është një nga vendet që ka taksat më të larta për ushqimet, në Evropë, ka ardhur edhe reagimi nga ana e Ministrisë së Financave. Zv/minsitri Alfred Rushaj, i ka cilësuar akuzat e Kodhelit si shpifje dhe të pavërteta.
 

E ndërsa, përsa i përket depozitimit në Parlament të paketës në të cilën parashikohet heqja e TVSH-së për produktet bazë ushqimore, Rushaj pohoi se prej 6 vitesh qeveria shqiptare, po përpiqet të ulë taksat.
 

Rushaj shtoi ndër të tjera se do të miratojë dhe përkrahë çdo inicatiavë, që do të jetë për uljen e barrës fiskale, përmirësimin e ambjentit e të bërit biznes, por do të refuzojë çdo inicativë që kërkon të krijojë monopole dhe evazion në treg.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›