E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, burg përjetë terroristit

Dënohet me burgim të përjetshëm pa të drejtë lirie me kusht nigeriani i cili u përpoq të shpërthente një avion ditën e Krishtlindjeve të vitit 2009 në SHBA.

Vendimi për 25-vjeçarin Umar Farouk Abdulmutallab u shpall ditën e djeshme, pasi ai pranoi akuzën se ishte në një mision terrorist vetvrasës, në llogari të Al-Kaedës.

Familja dhe avokatët e tij i kërkuan autoriteteve që të zbusin dënimin e tyre dhe t`i japin një shans nigerianit për të qenë i lirë, pas pendesës së thellë që ai ka treguar në burg.

Abdulmutallab arriti të ngjitej në një avion të linjës Amsterdam-Detroit, me një bombë artizanale, por nuk arriti ta aktivizojë siç duhej dhe nga shpërthimi u plagos vetë.
Në avion ishin të pranishëm 300 udhëtarë. Disa prej tyre ndodheshin në sallën e gjyqit, ndërsa u shpall vendimi ndaj terroristit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›