E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet dorëheqja e presidentit gjerman

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka anuluar vizitën e planifikuar në Romë, pasi pritet që presidenti Kristian Vulf mund të japë dorëhqjen, njofton agjencia gjermane e lajmeve, DPA.

Sipas agjencisë, burimet e afërta me presidentin thanë të premten se ai do të paraqesë dorëheqjen në një konferencë për gazetarët para mesditës.

Kjo për shkak të rritjes së akuzave se ai është përfshirë në afera korruptive.

Prokurorët publikë kanë kërkuar që atij t`i hiqet imuniteti, pasi mbi të rëndojnë akuzat për shkëmbim favoresh, që kanë të bëjnë me kohën kur ai ka qenë presidenti i Landit të Saksonisë së Ulët.

Merkel njoftohet se do të japë një deklaratë të veçantë pas bërjes publike të dorëheqjes të tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›