E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhe BE thirrje Rames Distancohu nga dhuna

Kryetari i Partise Socialiste zhvilloi dje nje takim me ambasadoret e BE-se dhe ate te SHBA-se ne lidhje me situaten politike ne vend pas ngjarjeve qe ndodhen ne demonstraten e 21 janarit. Takimi i cili u zhvillua ne ambientet e selise roze nisi ne oren 1700 dhe zgjati per rreth 90 minuta. Mesohet se ne kete takim ambasadoret e vendeve te BE-se dhe ai amerikan i kerkuan kreut te Partise Socialiste rikthimin e situates normale ne vend dhe nisjen e negociatave me mazhorancen per dialog politik. Gjithashtu ashtu si edhe ne daljet e meparshme publike te tyre ambasadoret bene thirrje per heqje dore nga dhuna dhe rikthimin e vendit ne rrugen e reformave te cilat do te benin te mundur marrjen sa me te shpejte te statusit te vendit kandidat ne BE per Shqiperine. Sipas ambasadoreve ajo qe ndodhi ne 21 janar nuk e ndihmon vendin tone ne aspiratat e tij evropiane. Takimi me kryesocialistin Rama erdhi pas takimit te ambasadoreve me Presidentin e Republikes Bamir Topi te shtunen dhe me Kryeministrin Sali Berisha te dielen. Keshtu paresore ne kerkesat e ambasadoreve ndaj Rames por edhe ndaj politikes ne teresi ishte qetesimi i situates politike ne vend te renduar tejet pas demonstrates se dhunshme te 21 janarit ku u vrane tre demonstrues. Ky takim u zhvillua nderkohe qe si opozita dhe mazhoranca kane paralajmeruar zhvillimin e dy demonstratave paqesore kur perkatesisht te premten e 28 janarit do te demonstroje opozita dhe te shtunen e 29 janarit vete Kryeministri Berisha paralajmeroi nje demonstrate paqesore te mazhorances dhe mbeshtetesve te saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›