PDU Te gjithe bashke kunder dhunes
PDU beri dje thirrje per unitet kombetar dhe per shmangien e acarimit te skajshem te te dyja paleve politike si edhe shmangien nga nje klime konfliktuale qe nuk eshte ne sherbim te qytetareve shtetit dhe kombit shqiptar. Ne keto caste - veren PDU - me shume se kurre nevojitet respekt dhe mbeshtetje per institucionet shteterore dhe duhet qe te gjitha palet ti hapin rrugen drejtesise qe te zhvilloje punen e saj ne menyre te pavarur dhe te pakercenuar. Partia Drejtesi dhe Unitet po ndjek me vemendje te gjitha reagimet dhe hapat qe hidhen pas demonstrates se dates 21 janar qe perfundoi ne tragjedi me humbjen e jetes se tre bashkekombesve dhe plagosjen e dhjetera te tjereve. Ne situaten aktuale PDU sheh te nevojshme bashkimin e te gjithe qytetareve pavaresisht bindjeve dhe mendimeve ne denimin e ashper te incidenteve te ketij lloji. Sipas PDU-se cdo akt dhunenxites cdo deklarate qe acaron edhe me tej klimen e ndere ne vend demton shtetin shqiptar ekonomine e qytetareve shpresen e tyre imazhin e vendit tone ne arenen nderkombetare ceshtjet kombetare shqiptare dhe cdo qytetar qe deshiron qe Shqiperia te ece ne rrugen e mireqenies ekonomike integrimit evropian dhe kohezionit social. PDU mbeshtet dhe huazon deklaratat e te gjitha perfaqesive diplomatike ne Tirane te cilat kane qene te qarta ne veprimet qe duhet te ndermerren pas ketij akti. PDU eshte e sigurt se cdo shqiptar patriot ne keto caste deshiron stabilitetin e vendit shmangien e provokimeve dhe incidenteve zbardhjen e pavarur nga ana e drejtesise te ngjarjes dhe reflektimin e politikes mbi retoriken qe ka perdorur gjate periudhes se fundit. Demokracia stabiliteti zhvillimi dhe perparimi kane nevoje per ndjenjen e patriotizmit qe ne jemi te sigurt se eshte ne zemrat e shumices derrmuese te qytetareve shqiptare.