Kartat,Leskaj:Procesi i aplikimit,dyshues

Kryetarja e grupit parlamentar Valentina Leskaj u shpreh në seancën e sotme plenare se të dhënat kontraditore mes kryeministrit Berisha dhe Zv ministrit Poni e bën procesin e aplikimit të shqiptarëve me kartat e identitetit edhe më tepër dyshues. Sipas saj kryeministri dhe ministria e brendshme japin variante të ndryshme të të dhënave duke dhënë raporte krejt të ndryshme. Leskaj gjithashtu shtoi se Partia Socialiste ka depozituar një nismë që lehtëson pajisjen e shtetasve që nuk kanë pasaportë. Askujt nuk mund ti privohet e drejta për të votuar sepse është i varfër ka theksuar Leskaj.