Dëshmojnë gardistët: Në 21 janar zbatuam vetëm ligjin
Nuk na ka dhënë askush urdhër as të qëllonim as të mos qëllonim, ne kemi zbaatuar vetëm ligjin. Kjo ka qenë kryefjalë e dëshmive të gardistëve për gjyqin e 21 janarit. Sipas gardistëve Renis Tahi, Ilir Duraku, Përparim Bashukaj, ata në demostratën e 21 janari përpara Kryeministrisë nuk kanë qëlluar ne drejtim të turmës, por vetëm në ajër dhe se nuk ka qenë asnjë nga eprorët e tyre që i ka urdhëruar të zbrazin armët.
Madje në dëshminë e tij para togave të zeza të Gjykatës së Tiranës, gardisti Ilir Duraku ka deklaruar se ish komandati i gardës Ndrea Prendi i ka kërkuar që të mos qëllonte. Ndërkohë që gardisti tjetër Renis Tahiri, i cili në demostratën e 21 janarit ka qenë i pozicionuar tek dera e Kryeministrisë kujton në dëshmin e tij se ka qëlluar në ajër dhe së ne një moment, gardisiti tashmë i arrestuar, Agim Llupo i ka kërkuar armën e tij, pasi e tija ishte e bllokuar.
"Agimi më kërkoi armën time sepse e tija ishte e bllokuar, unë kam qenë te dera e Kryeministrisë dhe kam shkuar të furgoni, kam lënë aty armën e tij dhe kam marrë një tjetër dhe ja kam dhënë", ka treguar para togave të zeza të Gjykatës së kryeqytetit gardisti Tahiri.
Ndërsa gardisti tjetër, Përparim Bashkaj vë sërish theksin se kanë qëlluar në ajër duke zbatuar ligjin, por ndër të tjera sqaron se turma e cila po i drejtohej derës së Kryeministrisë nuk ishte normale.
"Që në momentin që mbërritën në Kryeministri ata nuk mu dukën si njerëz normal, por si të dehur që nisën më pas të na qëllonin, ka vijuar dëshminë gardisti tjetër. Ndërkohë që seanca e rradhës është në datën 12 shtator, pas pushimeve verore. Cështja e 21 janarit, ka vetëm një të arrestuar në burg, gardistin Agim Llupo, por të akuzuar ka edhe gardistë të tjerë mes tyre ish kmandati gardës Ndrea Prendi. Ata akuzohen për vrasjen e katër demostruesve, Faik Myrto, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.