E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dobesohet Sandy

Uragani Sandy i cili goditi pjesën lindore të SHBA e ka ulur intensitetin e tij, megjithëse numri i viktimave është rritur gjatë orëve të fundit, duke shkuar në më shumë se 40. 18 prej vdekjeve u regjistruan në qytetin e Nju Jorkut. Bizneset dhe shërbimet publike në Amerikën veri-perëndimore pritet të rihapen sot, pasi kanë qenë të mbyllura për 2 ditë. Po ashtu pritet te hapen disa aeroporte, ndertesa qeveritare, shkolla dhe bursa e Ëall Street. Por shume shtepi vazhdojne te qendrojne pa energji elektrike, po ashtu dhe metroja vazhdon te qendroje e mbyllur. Mendohet se dëmet e kësaj stuhije do të jenë mes 30 dhe 40 miliardë dollarëve. Presidenti Obama I cili pezulloi fushaten e tij elektorale, pritet qe te vizitoje sot Nju Xhersin.

Presidenti shpalli si "katastrofë madhore" gjendjen në shtetet Nju Jork dhe Nju Xhersi, duke çliruar fondet federale që synojnë riparimin e dëmeve prej miliarda dollarësh përgjatë bregut lindor.

Guvernatori i Nju Jorkut Michael Bloomberg tha se shumë prej tuneleve të përmbytura të metrosë së qytetit janë të bllokuara, dhe paralajmëroi se qyteti përballet me ditë, nëse jo javë, sfidash të rimëkëmbjes nga stuhia. Rrugët e Neë York-ut janë mbushur me ujë dhe metrotë janë bllokuar keq, aq sa paniku dhe frika më e madhe është që për ditë të tëra qarkullimi në qytet do të jetë i paralizuar.Autoritetet thonë se do të duhen ndoshta edhe katër ditë që të eliminohet totalisht uji në metro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›