E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Kushtetuese rrezon ne unanimitet qiramarresit

Gjykata kushtetuese në unanimitet ka rrëzuar padinë e shoqatës së Qiramarrësve në shtëpitë shtetërore ish-pronë private”. Qiramërrësit i kërkuan gjykatës kushtetuese dy ditë më parë shpalljen si antikushtetuese të aktit të qeverisë shqiptarë Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara”. Sipas tyre akti i qeverisë nuk u jep zgjidhje pasi të lirojnë shtëpitë ndërkohë që përfaqësuesja e këshillit të Ministrave Marsida Xhaferllari dhe ministri i punëve publike Sokol Olldashi i kanë hedhur poshtë pretendimet e tyre duke sqaruar gjykatën se ligji ishte domosdoshmëri duke konsideruar vendimet e gjykatës së Strasburgut në dëm të shtetit shqiptar dhe se po zbatohej rekomandimi i BE për një nga të drejtat themelore të njeriut, të drejtën e pronësisë. ministri Olldashi dha shpjegime para trupit gjykues edhe mënyrën se si akti i nxjerrë nga qeveria shqiptare u jep zgjidhje qiramarrësve duke u paguar interesin e kredive bankare qeramrrësve. Gjykata kushtetuese pasi ka shqyrtuar dhe analizuar pretendimet e ngritura prej kërkuesit si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara, të mërkurën ka vendosur njëzëri, “rrëzimin e kërkesës” së qeramarrësve duke vlerësuar aktin e qeverisë për ish pronarët si kushtetuese dhe në përputhje me ligjet shqiptare. Ndërkohë afati përfundimtar për lirimin e shtëpive të ish-pronarëve  është data 1 nëntor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›