Benitez i befasuar nga injorimi i Liverpoolit
Ish menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez ka pranuar se ishte befasuar që nuk u kontaktuar rreth postit të lirë në Anfield Road pas përfundimit të sezonit të kaluar.
Brendan Rodgers mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Kenny Dalglishit por Benitez ka pritur se mund të ftohet për rikthim në detyrë.
“Ishte e çuditshme. E njoh klubin, futbollistët, akademinë dhe kam përvojë nga atje. Jam çuditur që nuk jam kontaktuar”, deklaroi ai për Irish Independent. 52 vjeçari u largua nga Liverpooli dy vite më parë pas përfundimit në pozitën e shtatë në Premierligë.