SHBA e BE thirrje Maqedonisë për zgjedhje korrekte
SHKUP- Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Philip Roker dhe ai i Bashkimit Europian, Peter Sorensen, inkurajojnë qytetarët të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës sipas bindjeve të tyre duke mos frikësuar pasi vota është e fshehtë.
"Këto janë zgjedhje të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë dhe do doja të nxis qytetarët të marrin pjesë në votime. U bëj thirrje të mos frikësohen, pasi vota është e fshehtë. Dëshiroj të keni zgjedhje të drejta, korrekte dhe demokratike, si në çdo shtet demokratik", u shpreh sot ambasadori Riker në një konferencë të shoqatës së vëzhguesve MOST.
Ai theksoi se ndihet i kënaqur që SHBA-ja dhe USAID-i vazhdojnë të mbështesin shoqërinë civile në mbulimin e fushatës parazgjedhore, procesin zgjedhor dhe atë paszgjedhor, duke falenderuar vullnetarët e MOST-it për angazhimin e tyre.
Nga ana tjetër, ambasadori Sorensen tha se është tejet me rëndësi të ketë vëzhgues vendorë në zgjedhje në mënyrë që të sigurohet transparencë e gjithë procesit parazgjedhor dhe zgjedhor, duke vlerësuar misionin e vëzhguesve të shoqërisë civile.
"Jemi të bindur se Maqedonia i ka kapacitetet të zhvillojë zgjedhje të drejta, korrekte, demokratike dhe të lira, pa dhunë dhe incidente. Dilni në zgjedhje dhe votoni, mos u frikësoni nga kërcënimet dhe tregoni se parimi një njeri, një votë, një zgjidhje vlen", u shpreh ambasadori Sorensen duke iu drejtuar votuesve.
Ai theksoi se mbajtja e zgjedhjeve në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare është kriter politik kyç për perspektivën evropiane të Maqedonisë.
"OSBE dhe MOST kanë vëzhgues në zgjedhje dhe në rast incidentesh dini ku të drejtoheni. Presim që organet shtetërore të reagojnë në kohë në rast incidentesh. Shpresoj që axhenda evropiane të jetë prioritet edhe për qeverinë e re si dhe pres vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen", shtoi Sorensen.
(m.a/mia/BalkanWeb)