E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA e Obama, një mesazh edhe për kapitalistët e Shqipërisë

Është një mendim se z.Obama është një produkt i interesave të lobit të capitalistëve amerikanë, pse jo edhe më gjerë. Mendoj se nuk ka asnjë dyshim për këtë, sepse capitalistët dhe vetëm ata duhet të menaxhojnë kapitalizmin. Politika nuk është qëllim në vetvete, por përfaqëson interesa materiale komplekse që ruajnë (mbrojnë) dhe zhvillojnë ekonominë kapitaliste të çdo vendi, jo më të një shteti lider si SHBA-të.

Faza më e lartë dhe më e kualifikuar e një shoqërie demokratike mendojmë se është kur në shërbim (themi: realisht në shërbim) të vendit, vendosen njerëzit më të sprovuar dhe me rezultativë, pikërisht ata që ne rëndom i quajmë milionerë apo miliardierë.

Megjithëse këto miliona dhe miliarda konsiderohen "pronë" e tyre, shpesh dhe me smirë, këto duhen konsideruar (dhe të tilla janë): "depo karburanti" për gjithë ekonominë; me to mbahet tërë ekonomia e vendit dhe jo vetëm ata që i disponojnë. Ashtu si në një ndërmarrje kapitaliste, ku drejtori ekzekutiv zgjidhet me shumë kujdes dhe vendoset nga pronari (pronarët), edhe në shtetin kapitalist drejtuesi i tij duhet të zgjidhet dhe vendoset nga ata që kanë interesa më pikante.

Unë mendoj që edhe ajo klasë kapitaliste që është në Shqipëri (e cila ka zotësinë dhe eksperiencën që ka krijuar kapitalin që ka, disponon mjetet e propagandaës financiare, etj) duhet të ndjejë përgjegjësinë e saj që në krye të vendit të caktohet një menaxher i denjë, duke bindur edhe votuesin që të votojë për atë që është më interesant edhe për ta. Menaxheri ekzekutiv nuk ka rëndësi që të jetë apo jo capitalist, siç nuk është me sa dimë edhe z. Obama etj., por ai duhet të jetë " i ditur dhe shërbëtor i mirë dhe i devotshëm për vendin e tij” .

Në kohën e socializmit thuhej një sentenceë: "Socializmin e ndërtojnë masat, Partia i bën të ndërgjegjshëm", por edhe kapitalizmi duhet të ketë një formulë të tillë. Mendoj se një rol të rëndësishëm drejtues dhe përgjegjës duhet ta mbajnë capitalistët e vendit dhe të mos e hedhin barrën e përgjegjësisë vetëm te zgjedhësit. Nuk është keq që edhe në Shqiperi kapitalistët të menaxhojnë kapitalizmin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›