E Shtunë, 31 Tetor 2026

Videoja e Al Zauahiri mallkon Shtetet e Bashkuara

Kreu i Al-Kaedas Ayman al-Zauahiri shfaqet në një tjetër video të postuar në internet ku sërish mallkon Shtetet e Bashkuara.  Në një fjalim 13-minutësh, Al-Zauahiri, veshur në të bardha ulur në një sfond të gjelbër,  mbështet rrëzimin e qeverive gjatë Pranverës arabe si një goditje ndaj pushtetit amerikan.

"Sa madhështore  janë ditët që aktualisht po jetojmë? Ne falënderojmë Perëndinë, që na dha mundësinë të  dëshmojmë këto ngjarje të mëdha, që të shohim me sytë tanë rënien e tiranëve të korruptuar e të pamoralshëm shtypës dhe fronet e tyre bosh në të njëjtën kohë si disfatë të Amerikës si një simbol i kriminalitetit  njerëzor, "tha al-Zaëahiri në videon e postuar në forumet ekstremiste.  

"Muxhahedinët muslimane goditën Amerikën në sulmin më të madh që nga koha e Pearl Harbor. Amerika është mundur në Irak nga ku është terhequr është mundur në tunizi ku ka humbur agjentin e saj (Ben Ali), dhe më pas u mund në Egjipt afganistan e libi”, u shpreh Al-Zauahiri. Militanti egjiptian veteran i cili ishte për një kohë të gjatë numri dy i al-Kaedës, mori drejtimin e rrjetit, pasi bin Laden u vra në Pakistan më 2 maj.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›