E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA senati hedh poshte paketen e Obames

Senati i SHBA hodhi poshtë paketën e propozuar nga presidenti Obama për krijimin e vendeve të reja të punës. Analistët thonë se tani Shtëpia e Bardhë është e paralizuar në ndërmarrjen e hapave ‘të mëdha’ për të nxitur punësimin para zgjedhjeve të 2012. Paketa 447.miliardë dollarw ku planifikoheshin reduktime taksash dhe zëra të rinj për shpenzime mori 50 në favor e 49 kundër. Në dhomën me 100 sentorë votat e nevojshme për kalimin e ligjit ishin 60. Në kuadër të fushatës së tij në Florida Obama reagoi duke thënë se votimi në senat nuk do të ishte i fundit për paketën e masave.

Ndonëse kishte ndërmarrë një fushatë në mbarë vendin për të bindur republikanët të votonin planin e tij për vendë të reja pune, Obama nuk mori asnjë votë nga senatorët republikanë. Kundër masës votuan dhe tre senatorë demokratë,që përballen me rizgjedhje në shtetet konservatore.

Ndonëse një ndër prioritetet legjislative të presidentit u rrëzua përgjithmonë në kongres akti i punës pritet të ketë një jehonë të gjatë në vazhdim të fushatës presidenciale. Impulset për ekonominë përbëjnë në një masë të madhe shanset për rizgjedhjen e Obamës ndërsa shkalla e papunësisë në vend është mbi 9 për qind thënë ndryshe 14 milionë amerikanë pa punë që nga muaji maj ose më shumë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›