Mazhoranca: T`i propozohet Kuvendit dorëheqja e Bardhit

Këshilli i Mandateve dhe imuniteteve është mbledhur sot për të marrë një vendim në lidhje me zëvendësimin e mandatit të deputetes së PS-së Rudina Seseri.
Mazhoranca në këshill ka kërkuar që t`i propozohet Kuvendit pranimi i dorëheqjes së Gjon Bardhit. Ky i fundit ka refuzuar të zëvendësojë deputeten Rudina Seseri, pasi ka zgjedhur të mbajë detyrën e kryebashkiakut të Fushë Krujës.
Gjithashtu shumica në komisionin ka kërkuar që komisioni i reformës zgjedhore të plotësojë boshllëqet që kanë krijuar këtë fenomen.
Rudina Seseri vendosi të dorëzojë mandatin e deputetes më 16 dhjetor dhe sipas ligjit zgjedhor, i takonte emrit pasardhës në listën e PS-së për qarkun e Durrësit të merrte mandatin e saj.
Maxhoranca dhe opozita janë përfshirë në një debat të fortë politik me akuza dhe kundërakuza. PS ka akuzuar vazhdimisht maxhorancën se po kërkon ti marrë mandatin e deputetit, gjë që është hedhur poshtë nga mazhoranca.