SHBA e pashprese negociata te gjata per borxhin

Nuk ka shenja për për arritjen e një kompromisi në Kongresin Amerikan për rritjen e kufirit ligjor të borxhit. Republikanët e shtynë miratimin e një pakete kursimi jo më herët se të enjten. Ekspertët e pavarur kishin llogaritur më parë se propozimi i republikanëve nuk ofron kursimet e premtuara.
Të gjithë treguesit sugjerojnë megjithatë që negociatat midis demokratëve dhe republikanëve deri në afatin e fundit më 2 gusht mund të zgjasin. Atëherë, sipas të dhënave të departamentit të Financave, SHBA kërcënohet nga pamundësia për të paguar Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Harry Reid hodhi poshtë një propozim të një dite më parë nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner që do të reduktonte defiçitin federal dhe rriste tavanin e huave në dy faza.
Pak momente më vonë, udhëheqësi republikan i pakicës në Senat, Mitch McConnell, kritikoi një plan nga senatori Reid që po ashtu do të shkurtonte shpenzimet por që do të lejonte për një rritje të vetme në shkallë të lartë të huamarrjes federale. Pavarësisht se kanë pakicën, republikanët kanë një numër të mjaftueshëm vendesh për të bllokuar votën përfundimtare ndaj planit të Reid.
Plani i senatorit demokrat është konsideruar i vdekur që në mbërritje në Dhomën e Përfaqësuesve, të njëjtin fat me planin e Boehner në Senat. Menjanimi i krizës së borxheve duket më i zymtë se asnjëherë vetëm pak ditë nga përballja e Shteteve të Bashkuara me atë që Presidenti Obama e quajti “fundi i botës financiare”.
Delina Bitraku