Thirrjet e Brukselit Ndalni aktet e dhunes ne veri
Dhuna e një natë më pare në Veri është dënuar ashpër nga Bashkimi Europian. Shefja e politikës së jashtme Catherine Ashton ka kontaktuar menjëherë kryeministrin e Kosovës Hashim Thaci dhe presidentin serb Boris Tadiç duke u kërkuar atyre të rivendosin menjëherë qetësinë me paralajmërimin se dhuna nuk do të tolerohet.
“E dënoj fuqishëm dhunën në veri të Kosovës. Zhvillimet e fundit janë të papranueshme”, thuhet në deklaratën e saj. “Është përgjegjësi e Beogradit dhe e Prishtinës që menjëherë t’i zbusin tensionet dhe të vendosin rendin dhe sigurinë për të gjithë. Dhuna kurrë nuk do të tolerohet, ndërsa veprimet e njëanshme nuk janë rruga për të ecur përpara”, ka thënë kryediplomatja evropiane vetëm pak orë pasi një grup serbësh sulmuan dhe dogjën vendkalimin kufitar në Jarinë, mbrëmjen e së mërkurës.
"Dhuna duhet të ndalet menjëherë, ekstremizmi nacionalist nuk është zgjidhje"- tha Ulrike Lunacek, raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën duke komentuar rastin në fjalë Lunacek kërkon kthimin e " menjëhershëm në tryezën e bisedimeve dhe vazhdimin e procesit të udhëhequr nga BE dialogun në mes dy vendeve". "Pa një përmirësim të madh në marrëdhëniet fqinjësore mes dy vendeve BE nuk do t’i japë Serbisë statusin e vendit kandidat” thotë Lunacek.