Praktike dhe punesim politekniku nenshkruan marreveshjen me KESH-in

Studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës do të kenë mundësi që të kryejnë praktikën pranë Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, por edhe të punësohen nëse do të arrijnë të plotësojnë kriteret e vendosura nga KESH. Nga ana tjetër, edhe sfati i kësaj korporate, do të jetë më afër studenëve duke u dhënë mësim në auditore. Kjo do të arrihet në sajë të marrëveshjes, që u nëshkrua mes universitetit politeknik dhe KESH.
“Marrëveshja e bashkëpunimit parashikon shumë fusha. Parashikon në mënyrë të veçantë ngritjen cilësore të procesit të mësimdhënies. Përfshin praktikën mësimore që studentët do të kryejnë pranë KESH-it-tha Jorgaq Kaçani, Rektor i UPT-së.
“Do t’i shërbejë ndihmës që ne ofrojmë për pjesën e studentëve për hartimin e diplomave, mikrotezave që ata kanë. Ne kemi interes për t’i thithur pranë gjirit të korporatës me qëllim dhe një alternim të brezave të kësaj korporate, por edhe për t’u krijuar një mundësi punësimi sa më të shpejtë”-tha Ëngjëll Zeqo, Drejtor i KESH-it.
Kjo është marrëveshja e tretë që ky universitet nënshkruan me KESH, pasi edhe në vitet e mëparshme janë nënshkruar dy të tilla, duke u dhënë mundësi studentëve, të kryejnë praktikat mësimore jashtë dyerve të labaratorëve, të cilët kërkojnë ndërhyrje në pajisjen me mjete moderne si dhe hapësira më të mëdha, kërkesë kjo e përsëritur prej kohësh nga drejtuesit e këtij universiteti.
Edlira Sulejmani