SHBA, ekzekutim i menjëhereshëm për trurin e 11 shtatorit
I dyshuari si "truri" i atentateve të 11 shtatorit të 2001-it në SHBA, Khalid Sheikh Mohamed nëse do të shpallet fajtor prej drejtësisë amerikane do të ekzekutohet në një kohë mjaft të shkurtër nga dhënia e dënimit.
Kjo sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë Robert Gibs, i cili në një konference për shtyp shprehu bindjen se gjykata që po merret me shqyrtimin e çështjes Mohamed dhe katër personave të tjerë do t'i shpallë ata fajtorë në fund të procesit.
Gibs tha se pas marrjes së vendimit afatet e ekzekutimit të tij do të jenë mjaft të kufizuara, ndryshe nga aplikimet për rastet e tjera.
Deklarata e zëdhënësit Gibs ka ardhur pas asaj të Sekretarit të Drejtësisë Erik Holder, i cili la të kuptohej se administrata Obama pret një dënim kapital për 5 të ndaluarit, përfshirë Mohamed.