E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, arrestohet i moshuari për zjarrvënie

Në pranga përfundoi Dilaver Tahirllari, 61-vjeç, pasi i ka vënë zjarrin tokës së tij të mbjellë me grurë.

Për pasojë, përveç kashtës së grurit janë djegur edhe dy automjete me targa greke të parkuara në këtë tokë, të cilat i përkisnin dy shtetasve nga Puka.

Gjithashtu,  është djegur dhe një kashtore me bazë ushqimore për blegtorinë në pronësi të shtetasit E.Isufllari, 48-vjeç, banues në fshatin Beras-Korçë që ndodhej në afërsi të tokës se shtetasit Dilaver Tahirllari. Vepra penale e konsumuar është “Shkatërrim i pronës nga pakujdesia”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-03 11:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›