E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA hendek te madh tregetar me Kinen

Nje raport i ri tregon se Shtetet e Bashkuara per here te pare vitin e kaluar eksportuan me shume se 100 miliade dollare produkte ne Kine por ne te njejten kohe importuan gati kater here kete sasi.

Keshilli per Biznesin SHBA-Kine eshte nje grup tregetar qe nxit shitjen e produkteve amerikane ne Kine. Keshilli tha sot se Kina bleu gati 104 miliarde dollare vlere mallrash amerikane vitin e kaluar. Kjo e rendit Kinen si vendin e trete te eksporteve amerikane pas Kanadase dhe Meksikes.

Grupi tregetar thote se dy shtetet perendimore amerikane Kalifornia dhe Uashingtoni eksportuan gati nje te katerten e kesaj shume te eksporteve ne Kine.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina jane dy ekonomite me te medha te botes kompanite amerikane blejne shume me teper produkte kineze sesa anasjelltas. Qeveria amerikane njoftoi se vitin e kaluar Kina shiti mallra me nje vlere prej gati 400 miliarde dollaresh ne Shtetet e Bashkuara duke e lene nje hendek tregetar prej me shume se 295 miliarde dollaresh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›