Siri, Asad pranon planin e paqes, por nuk e lë postin
Siria ka pranuar planin e paqes të sponsorizuar nga OKB-ja. Kështu ka deklaruar ndërmjetësi ndërkombëtar, Kofi Anan të martën, ndërsa trupat besnike të Presidentit Bashar al Asad sulmuan forcat rebele që janë strehuar në kufirin me Libanin. Asad bëri dje një bastisje të rrallë në zonën ku rebelët luftuan për një vit, duke vizituar pikën e fortë të tyre, Homsin, për të treguar se forcat e tij i kishin munduar përgjithnjë. Televizioni shtetëror sirian ka treguar një video të Asad, që kishte veshur një këmishë të zbërthyer e me kostum blu, duke ecur lirshëm në rrugët e zbrazura të Baba Amr dhe duke folur me grupe mbështetësish të tij. Asad ka pranuar pjesërisht planin e paqes duke pranuar nisjen e diskutimeve me kundërshtarët, por ka refuzuar çdo argument për të lënë postin.