E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kahn rrezikon 20 vjet burg për bashkëpunim në prostitucion

Dominik Shtraus Kahn u akuzua mbrëmjen e së hënës për bashkëpunim në një rrjet prostitucioni, një akuzë që dënohet me deri në 20 vjet burg. Dy gjykatës në Lilë shpenzuan më shumë se dhjetë orë duke marrë në pyetje 62-vjeçarin, ish kreu i FMN-së, mbi lidhjet e tij me prostitutat në qytetin verior të Francës. Dyshohet se Shtraus Kahn me dije po përdorte prostitutat e paguara nga dy biznesmenë, të cilët ilegalisht po përdornin fondet e kompanisë për të organizuar orgji në Europë dhe Amerikë. Avokati i Shtraus Kahn tha se klienti i tij do të lirohej nga akuzat, sepse nuk është e jashtëligjshme të jesh liberal në seks.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›