E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Gjykata e Larte degjon argumentet mbi ligjin e kujdesit shendetesor

Gjykata e Larte e Shteteve te Bashkuara degjoi sot per te treten dite dhe te fundit argumentat nese i gjithe ligji i kujdesit shendetsor do te mbijetoje nese nje dispozite kyce shpallet jokushtetore. Behet fjale per klauzolen qe i detyron amerikane te blejne kujdes shendetsor perndryshe do te perballeshin me gjobe. Gjykata e Larte degjoi dje argumentat pikerisht mbi kete klauzole.

Pasionet i bene keta amerikane qe te grumbulloheshin para nderteses se Gjykates se Larte ne oret e para te mengjesit. Temperatura nuk eshte as 3 grade Celsius dhe per Xhorxhin 3 vjecar eshte paksa ftohte.

Nena e Xhorxhit Gretchen Krantz Evans e mbeshtet ligjin qe cdo nene madje te gjithe amerikanet duhet te kene kujdes shendetsor me nje kosto te perballueshme.

Femijen e pare e linda ne Gjermani ne nje sistem te planifikuar dhe ishte nje pervoje e mrekullueshme. Xhorxhin e linda ketu ne Amerike dhe ne fakt ishte me pak e kushtueshme te lindje femije nen nje kujdes shendetsor te planifikuar megjithese une kisha sigurime nga nje firme private ne te dy vendet.

Janis Haddon e kundershton kujdesin e detyruar shendetsor. Ajo thote se i shoqi nuk mund ta mbaje biznesin nese i kerkohet qe te siguroje kujdes shendetsor per punonjesit.

Ne e filluam kete kompani para shume vjetesh dhe ne sakrifikuam. E gjithe familja sakrifikoi dhe biznesi ka ecur mire por Obamacare nuk eshte pozitiv per kompanine tone te vogel.

do kush ka nje pervoje personale sepse ky ligj ndikon tek cdo amerikan. Dhe Gjykata e Larte do te shqyrtoje kushtetushmerine e ligjit.
Analisti ligjor Trevor Burrus thote se Kongresi ia kaloi kete pergjegjesi Gjykates se Larte.

Duket sikur presionet politike mbi anetaret e Kongresit i bene ata qe te mendojneme pak per kushtetuten e ndoshta me shume rreth zgjedhjeve te ardhshme. Dhe kjo eshte arsyeja qe anetaret e Gjykates se Larte zyrtare te pazgjedhur nga elektorati jane ne nje pozite te favorshme qe te sigurohen se kushtetura respektohet.

Vendimi do te merret nga 9 anetaret e gjykates. Dhe per here te pare ne historine amerikane 3 prej tyre jane femra njera eshte hispanike 6 jane katolike dhe 3 hebrej.

Pyetjet qe ata bene dje mund te tregojne se kujdesi shendetesor i presidentit Obama eshte ne rrezik.

Perpara Gjykates se Larte opinionet shpreheshin edhe me me force. Por kjo gjykate do te thote fjalen e fundit kur te njoftoje vendimin e saj nga fundi i qershorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›