E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kerkesat kalojne ne shortin elektronik"

Tirane- Kerkesat e depozituara ne Gjykaten e Tiranes kane kaluar nepermjet shortit elektronik. Keshtu ka deklaruar dje kancelari i Gjykates se Tiranes, Ilir Sauli pas akuzave te bera publike. "Shorti per ceshtjet penale dhe civile ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane, hidhet ne menyre elektronike, pra caktimi i gjyqtareve behet me ane te nje programi kompjuterik, i cili nuk ben asnje dallim mes gjyqtareve te dhomes penale kur ceshtja eshte penale dhe mes gjyqtareve te dhomes civile kur ceshtja eshte civile. Kancelari i gjykates nuk ben asgje tjeter, pervecse percjelljen e praktikes tek gjyqtari perkates, sipas rezultateve te shortit", ka shpjeguar Sauli. Me tej ai ka argumentuar se te gjitha kerkesat qe paraqiten ne sportelet e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane prane kryesekretarise, duhet te regjistrohen dhe te pergatiten per short prej administrates gjyqesore, dhe ne te tilla raste nuk eshte administrata gjyqesore e cila vendos per kalimin e ceshtjeve prane te njejtit gjyqtar, por duhet t'i kerkohet gjyqtarit te cilit i ka kaluar ceshtja per shqyrtim, prej perfaqesuesit te prokurorise ose pales mbrojtese, ne se ai eshte kompetent apo jo. Pikerisht sipas tij, i takon gjyqtarit te vendose mbi shqyrtimin e kesaj kerkese. Ndersa vendimi i cili merret nga gjykata nuk mund te komentohet nga askush per asnje shkak. "Lidhur me hedhjen ne short te kerkesave te bera nga prokuroria, ose nga pala mbrojtese nuk evidentohet fakt,i qe kerkesat e bera te jene brenda nje hetimi te zhvilluar per nje ceshtje te caktuar, si dhe duke qene nen hetim shume persona te lidhur ne nje ceshtje, nuk mund te evidentohet kalimi i ketyre ceshtjeve, te njejtit gjyqtar sipas Nenit 278/2 te K.Pr.Penale", ka vazhduar kancelari i Gjykates se Tiranes. Tre jane edhe parimet sipas kancelarit Sauli per hedhjen e shortit elektronik, baza e objektit, ngarkesa totale e ceshtjeve ne gjykim te gjyqtareve qe nga fillimi i vitit, ngarkesa aktuale dhe ceshtjeve qe kane ne gjykim gjyqtaret. Ne fund te deklarates se tij Sauli ka bere me dije se gjate pese viteve te punes se tij, nuk ka pasur asnje manipulim per hedhjen e shortit elektronik por ajo ka qene transparente.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›