E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi, ne Milano kerkon investime

Presidenti Topi kerkoi dje ne Itali me shume investime ne Shqiperi ne infrastrukture, energjetike apo turizem. Ne nje vizite zyrtare ne shtetin fqinj, pak dite pas vizites se kryeministri italian ne Shqiperi, Berluskoni, Topi takoi dje Prefektin e Milanos, Lombardi dhe me pas Presidentin e Rajonit te Lombardise, Formigoni. Gjate takimeve, u vleresuan marredheniet e shkelqyera politike, dhe raportet e miqesise tradicionale qe duhet te konkretizohen edhe me zgjerimin e bashkepunimit ekonomik e shkembimeve tregtare. Presidenti i Rajonit te Lombardise, Formigoni, pasi shprehu kenaqesine per viziten e kreut te shtetit shqiptar, theksoi se rajoni qe ai drejton dhe investitoret italiane jane te hapur dhe te gatshem per te shikuar mundesite e rritjes se pranise se tyre ne tregun e favorshem shqiptar. Ai vuri ne pah miqesine e forte dhe tradicionale me dy popujve tane, dhe rikonfirmoi mbeshtetjen e palekundur te Italise per partnerin e saj strategjik, Shqiperine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›